Çani: Opozitës i mungon një pokerist i mirë, Rama po luan blofin me ofertën e presidentit konsensual

Çani: Opozitës i mungon një pokerist i mirë, Rama po luan blofin me ofertën e presidentit konsensual

Duke folur për ofertën e kryeministrit Edi Rama për kryeopozitarin Lulzim Basha për zgjedhjen e një presidenti konsensual, gazetari Arian Çani tha se “në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë PD do bënte gabim mos e pranonte”.

Sipas gazetarit kryeministri po luan blofin me ofertën e presidentit konsensual në mënyrë që “të shtyjë verën”. Ai gjithashtu cilësoi Ramën si lojtar të mirë, ndërkohë që shtoi se “opozitës i mungon një pokerist i mirë”.

“Unë them në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë do bënte gabim mos e pranonte. Kjo parti megjithëse po lufton me një parti shtet që do mundur me strategji dhe këto s’kanë këllqe t’i bëjnë. Morali në politikë është një tjetër, që morali shoqëror nuk e njeh. Kur tjetri të jep një lëmosh pse mos e marrësh? Unë mendoj se ai i gjati është duke luajtur një blof si ai lojtari i pokerit që bën sikur i ka të gjitha letrat në dorë, duke bërë sikur është babaxhan e zemërgjerë. Mund të jetë një blof sa për të shtyrë sezonin e verës. I mungon një pokerist i mirë opozitës, përballë kanë një super pokerist të niveleve të larta, ndërsa këta janë shumë dobët, kanë një lojtar shumë të dobët përballë”, tha gazetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy