Disfata e koalicionit “BF” në Kukës/ Bumçi: Rama hodhi miliona për të treguar që asgjë s’ka ndryshuar!

Disfata e koalicionit “BF” në Kukës/ Bumçi: Rama hodhi miliona për të treguar që asgjë s’ka ndryshuar!

Ka ardhur reagimi i parë për mediat, nga një përfaqësues i PD-së së Rithemelimit, në lidhje me humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Në një prononcim për MCN Live ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha se Rama hodhi miliona në një qytet të varfër, për të treguar se “s’ka ndryshuar gjë”. 

Si mundet pas një skandali të fitosh më thellë? Njerëzit janë qenie racionale, kur ndodh një skandal ti reagon. Në Kukës ka ndodhur ajo që ndodhi në Peshkopi. Kur qeveria përqendrohet i ka të gjitha mekanizmet. Zgjedhjet e pjesshme edhe normalisht janë të vështira, jo më me Edi Ramën. Mes këtyre skandaleve, të inceneratorëve, fondeve të bujqësisë që u ndërprenë, skandalit të sterilizimit dhe McGonigal, Rama do të tregojë që asgjë s’ka ndryshuar, 'unë ju shtyp me këmbë!', dhe ka hedhur miliona në një qytet të varfër, qyteti më i shpopulluar në Shqipëri, për të treguar se s’ka ndryshuar gjë. Jo gjithçka ka ndryshuar. Unë ju mora Peshkopinë, Rrogozhinën, është e njëjta situatë”, tha Bumçi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy