Berisha u bën thirrje të rinjve: Keni plot arsye për ta hedhur në Lanë këtë qeveri

Berisha u bën thirrje të rinjve: Keni plot arsye për ta hedhur në Lanë këtë qeveri

Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar lëvizjet e para studentore të vitit ’90 që çuan më pas në rënien e sistemit komunist. Para një grupi studentësh dhe të rinjsh të Forumit Rinor të PD-së, Berisha kujtoi dhjetorin e 27 viteve më parë.

“Si sot 27 vjet më parë bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën, terrorin dhe u përballën në këtë qytet të bekuar, në rrugë dhe sheshet e Tiranës, me diktaturën barbare. U ngritën me një kuroja të jashtëzakonshme dhe çliruan qytetin e tyre. Hapën dyert e lirisë për shqiptarët. Fantazia dhe imagjinata juaj nuk ka fund, por ajo nuk rrok dot guximin e atyre bashkëmoshatarëve tuaj. Në Shqipërinë e viteve ’90 ishin ekzekutuar me regjistër të MB 96 bashkëmoshatarë tuaj, të cilët ishin nisur të gjenin lirinë. Akoma më makabër se trupat e disa prej tyre zvarriteshin nëpër qytete për të mbjellë terror kudo. Më kujtohen trupat e bërë shoshë, të cilët vendoseshin afër shkollës për të na tmerruar”, tha Berisha.
Duke iu rikthyer akuzave ndaj qeverisë aktuale, Berisha tha se ajo është e zhytur në trafikun e drogës dhe u bëri thirrje të rinjve të ngrihen për ta rrëzuar.

“Edi Rama është i implikuar në trafikun e drogës, nëse është Olsi Rama. Zgjidhja është vetëm guximi dhe trimëria juaj. Keni njëmijë e një arsye të ngriheni fuqishëm. Jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por edhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata në natën e parë të përballjes së tyre me dikatutrën, të cilën e gjunjëzuan”, deklaroi ish-kryeministri. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy