KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri, fituese LVV dhe PDK

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri, fituese LVV dhe PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se fitues për kryetar komunash në katër komunat veriore janë: Lulzim Hetemi i LVV-së, në Leposaviq, Izmir Zeqiri nga PDK në Zubin Potok, në Komunë të Zveçanit fitues është Ilir Peci nga PDK-ja dhe Erden Atiq nga LVV, në Mitrovicë të Veriut.

Kandidati Lulzim Hetemi i LVV-së në Leposaviq me 100 vota, apo 73.5 për qind konsiderohet si fitues i zgjedhjeve, në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 197 vota apo 52.2 për qind, në Komunën e  Zveçanit fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota apo 59 për qind, ndërsa në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 553 vota, apo 66.9 për qind.

Ankesë të rezultatet palët e pakënaqura kanë të drejtë deri nesër në orën 14:00. Rezultatet më të detajuara do të shpallen në web faqen e KQZ-së.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët.

Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy