
Në kuadër të ditës së Rinisë, më 8 dhjetor, Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar për organizimin e një tubimi në sheshin “Demokracia” në Qytet Studenti, i cili synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.
Sipas Presidencës, ky tubim ka synim kryesor nisjen e një dialogu për të mirën e vendit, duke theksuar se për institucionin e presidencës Shqipëria vjen e para. Kujtojmë, se në Qytet Studenti nisi edhe lëvizja studentore e vitit 1990.
Ndërkaq, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi me anë të një reagimi për mediat ka dhënë detaje në lidhje më tubimin e 8 Dhjetorit.
Blushi shprehet se dialogu ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës të Shqipërisë.
Më tej në këtë njoftim theksohet se dialogun e Presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë askush, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.



