Deputetja demokrate Majlinda Bregu njëkohësisht kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, dhe drejtuese e Këshillit Kombëtare të Integrimit, i kërkoi politikës të formulojë një qëndrim kombëtar për plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave.
“Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërisht plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat”, tha Bregu.
Deputetja demokrate thekson se ka ardhur koha e përballjes së reformave të medha dhe të dhimbshme.
Problemet e Brendshme të Bashkimit Europian, ka kohë që projektojnë më shumë paqartësi për procesin e zgjerimit, theksoi Bregu ndaj sipas saj nëse qeveria do të zgjedhë të bindë Europën vetëm me retorikën, kjo do të na kushtojë më tepër. Deklarata e ish-ministres së Integrimit, vjen një ditë pas publikimit të konkluzioneve të Këshillit Europian.



