Analisti Mentor Kikia tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se protestave të PD-së nuk u ka mbetur më mesazh për të dhënë.
Duke vijuar Kikia tha ajo që bie në sy në protestat e PD-së është rritja e dozës së agresivitetit dhe konfrontimit.
Protestave të PD nuk u ka mbetur më mesazh për të dhënë se nuk ka çfarë mesazhi të jepet. Mesazhi i opozitës dhe PD është që të rrëzohet qeveria, të përgatitet vendi për zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike. Nuk ka vend për mesazhe.
Ajo që ndodhi nuk ishte asgjë sesa protestat e më hershme që ishin zhvilluar. Ajo që bie në sy është rritja e dozës së agresivitetit dhe rritjes së konfrontimit nga të dyja palët.
Protestat janë veprime agresive pasi aksionet politike me pjesëmarrje qytetare kanë shkallë të ndryshme sa i takon konfrontimit.
Edhe nëse DASH do të kishte vendosur heqjen e statusit non grata për Berishën, në mjedisin e brendshëm në Shqipëri nuk do të kishte ndryshuar asgjë. Nuk ka qenë pengesë që shqiptarët ta mbështesin apo jo.



