Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV ironizoi se në Shqipëri është bërë refren që për çdo të keqe që ndodh, thuhet që “fajin e ka Saliu!”
Ndërsa solli në kujtesë ngjarjen e 14 shtatorit të vitit 1997, Çipi tha se të gjitha protestat ishin të justifikueshme, përveç marrjes së tankeve dhe hyrjes në TV, që ishin elemente të grushtit të shtetit.
Është bërë refren që për çdo të keqe që ndodh në këtë vend, fajin e ka Saliu! Ka ndonjëri që edhe për shembjen e teatrit thotë që fajin e ka Berisha. Unë mendoj që ka faj për shumëçka, por jo për gjithçka. Në 12 shtator u vra një nga njerëzit më të rëndësishëm në PD, nga policë, ishte shef krimesh. Berisha gjysmë ore pas ngjarjes ka dalë në konferencë për shtyp dhe deklaroi emrat e vrasësve. Jaho Salihin e kam dëgjuar për herë të parë. Këta njerëz se kishin gëlltitur dot si e humbën pushtetin në 97-ën, kur Shqipëria ka qenë drejt luftës civile. Të gjitha protestat ishin të justifikuara, marrja e tankeve dhe vendosja e tankeve para TV dhe PD, vajtja në TV ka qenë skandal. Kishte tiparet e një grushti shteti. Por Policia nuk i arrestoi këta. Jaho Salihi është arrestuar vite më vonë. Klosi ka thënë që kishim raporte se do ndodhte një kryengritje të armatosur, por vrasja e Hajdarit e nxitoi punën. Lajmin për vrasjen e Hajdarit tha e kam mësuar në radio. Kjo është skandal. Fakti që gjykata s’e ka provuar që s’ka qenë vrasje politike, nuk do të thotë që s’është vrasje politike. Nëse unë do isha lider i PD në 12 shtator, të merrja vesh që tre njerëz me uniformë policie kanë vrarë Azem Hajdarit, dhe policia s’ka ndërmend t’i arrestojë...”



