Kaso: Peleshi me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve janë sulur në Greqi për të keqpërdorur të dhënat e shqiptarëve

Kaso: Peleshi me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve janë sulur në Greqi për të keqpërdorur të dhënat e shqiptarëve

I deleguari politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso deklaroi sot për mediat Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit.

Ai tha se Peleshi, bashkë me “lukuninë” e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.

Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ.

Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë.

U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.

Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.

Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cenon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.

Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy