"Lola 19 vjeçare nga Korça që u pushkatua në gusht të 1944"

"Lola 19 vjeçare nga Korça që u pushkatua në gusht të 1944"

Një histori e dhimbshme që bën fjalë për një 19 vjeçare, e cila është pushkatuar nga nazistët gjermanë, është risjellë këtë herë në vëmendjen nga kryeministri, Edi Rama.

Me shprehjen ‘Lavdi për jetë”, Rama me pak rreshta ka zgjedhur këtë histori sot për të treguar atë çfarë ka vuajtur vendi ynë nga regjimi nazist. 

Ja çfarë tregon  Edi Rama

Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga radhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si "odshakësia shqiptare". Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri. 

Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe:

"Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën i'a kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!" Lavdi Per jete

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy