
Fatbardh Kadilli deklaroi se nëse vjen në krye të PD nuk do ta largojë Lulzim Bashën nga partia. Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV Kadilli tha të gjithë që janë prodhime politike të PD duhet të jenë aty, duke përjashtuar rastin nëse ai vetë vendos të largohet.
“Jo askënd, përkundrazi. Të gjithë që janë prodhime politike të PD duhet të jenë atje, nëse ai nuk do të jetojë më politikisht është punë e tij”, tha Kdilli.



