
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur seancën plenare me një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar.
Por edhe në këtë nisje të sesionit të ri nuk kanë munguar përplasjet në Kuvend.
Sali Berisha fillimisht ka nisur me akuza të lëshuara në drejtim të qeverisë, kjo ka bërë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, t’i ndërpresë fjalën për shkak të përfundimit të kohës që ai mori për procedurë.
Por menjëherë pas kësaj ashtu si dhe në seancat e shkuara deputetët e PD nxituan të bllokojnë foltoren, ndërkohë që Berisha në krahun tjetër i kërkonte ndihmë Albana Vokshit për tu lidhur në Facebook, për të vijuar fjalën në rrjetin social.
Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit, për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është shndërruar në funksion të një njeriu që ka fjalor të vetëm sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale. Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi? A mund të pyes unë Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde. Ulu Ulsi? Ku është Ballukja, a ka ardhur Rozeta? Kujt i janë 400 mijë eurot. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne tu kontrollojmë. Në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini se ai ka firmosur si me qenë kryetar i një organizate kriminale.



