Rritja e numrit të turistëve, Meta pret kryediplomatin polak: Linjë ajrore direkte mes dy vendeve

Rritja e numrit të turistëve, Meta pret kryediplomatin polak: Linjë ajrore direkte mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz, duke theksuar se mbështetja polake për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e mirëpritur.

Presidenti Meta vlerësoi vizitën, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që në këtë vit kremtuan 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.

Lidhur me integrimin në BE, presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, presidenti Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit, etj.

"Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve", u shpreh Presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy