“Deklaratat e Blinken këmbanë për të tjerët”, Baze tregon nëntekstin e thirrjeve të Sekretarit Amerikan të Shtetit

“Deklaratat e Blinken këmbanë për të tjerët”, Baze tregon nëntekstin e thirrjeve të Sekretarit Amerikan të Shtetit

“Sapo është hapur loja. Ajo që ka thënë Blinken është këmbanë për të tjerët, Sali Berisha iku, e mori damkën”. Kështu deklaroi për “Të Paekspozuarit” në MCN TV gazetari Mero Baze duke analizuar se shpallja non grata e Sali Berishës lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e tij. I pyetur nëse ka ndonjë nëntekst në deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Baze tha se ka të bëje me liderin aktual të PD, Lulzim Basha dhe thirrjen që të shkëputet prej Berishës.  

“Sapo është hapur loja. Ajo që ka thënë Blinken është këmbanë për të tjerët, Sali Berisha iku, e mori damkën. Kjo që ndodhi lidhet me gjithçka, me të shkuarën dhe të tashmen. Ata nuk qeshin kur dëgjojnë akuzat se Juri Kim paguhet nga kryeministri. Ata e shohin si vazhdim i pengmarrjes së PD. Po ka ndonjë nëntekst është thirrja për Bashën që të shkëputet prej tij. Ata bënin shumë kujdes të distanconin PD nga kjo histori, e kanë shqetësim që PD duhet ruajtur por duan t’ia heqin nga thojtë një personi që do të mbajë si studio ligjore për veten e vet”, tha Baze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy