Sejamini: Alibeaj ka shkatërruar procesin zgjedhor. Godole: Mënyra se si do të shkojnë zgjedhjet do t'i vendos në pozicionet që meritojnë

Sejamini: Alibeaj ka shkatërruar procesin zgjedhor. Godole: Mënyra se si do të shkojnë zgjedhjet do t'i vendos në pozicionet që meritojnë

Mënyra se si u organizuan përgatitjet për procesin zgjedhor, në kryesinë e PD, të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, solli debate në mes analistit Neritan Sejamini dhe anëtares së kryesisë, Jonila Godole, në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sejamini, tha se ka qenë Alibeaj ai që ka shkatërruar procesin zgjedhor, teksa Godole tha se mënyra se si do të shkojnë këto zgjedhje, do ti pozicionojë vendet që meritojnë.

Sejamini: Alibeaj duhet të heq dorë nga komandimi, sepse ka shkatërruar procesin zgjedhor. Komisionarët në Korçë janë të gjithë të PS-së, sepse ai nuk ka të tij, dhe ku njeri duhet të zhduket nga drejtimi i PD-së.   

Ju po kërkoni të iki Berisha, por duhet të keni edhe një standard për Alibeaj, duhet të jepni dorëheqje si kryesi, të mbani qëndrim, të shkarkoni Alibeaj, Bardhin, dhe të filloni nga e para.

Godole: Unë do të jap dorëheqjen nëse duhet.

Nuk kam marrë kurrë asnjë cent nga ndonjë parti politike. Nuk pranova as të isha në listën që më propozuan te këshilli. Kam thënë jo faleminderit. Nuk kam vajtur unë për të përfituar nga partia, partia mund të kishte fituar ndonjë gjë nga unë. Partia ka elementë, por janë të tulatur dhe të trembur.

Rezultati i zgjedhjeve dhe mënyra se si do të shkojnë këto zgjedhje, do ti vendosi edhe ata në pozicionet që meritojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy