Ndryshimi mes Ramës dhe Bashës, Kryeministri drekë me qepë e ullinj, kreu i opozitës karkaleca dhe verë

Ndryshimi mes Ramës dhe Bashës, Kryeministri drekë me qepë e ullinj, kreu i opozitës karkaleca dhe verë

Kryeministrin Edi Rama e kemi parë sot të drekojë në familjen Basha në Cakrran të Fierit, nën shoqërinë e ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiakut Armando Subashi. Përveç gatimeve tradicionale të zonës së Fierit, i pari i qeverisë nuk ka nguruar të konsumojë edhe qepë të njoma e ullinj me të zotët e shtëpisë.Capturedfdff

Dreka që u transmetua live edhe në ERTV ka kaluar me batuta e të qeshura, ku sigurisht iniciator ishte kryeministri. Por pak minuta pas tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të kryeopozitarit Lulzim Basha, që gjithashtu ka zgjedhur të drekojë nën shoqërinë e një tenori të njohur siç është Agim Hushi, raporton "BalkanWeb".17834308_1265258623559943_1426982498132208146_o

Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto me kryedemokratin, ndërsa tavolina nuk duket aspak keq. Ata kanë zgjedhur të drekojnë me karkaleca e verë të bardhë në një nga restorantet e Tiranës. Krah tenorit, Basha shfaqet i qeshur, ndryshe nga çadra e protestës ku e dëgjojmë të mbajë fjalime çdo ditë pas orës 11:00, nga ku jo vetëm toni i zërit është më i ashpër, por edhe shprehja e fytyrës së tij.17492858_1265259133559892_1096697520555974118_o

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy