Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë

Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë

Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë u nënshkrua sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”,  nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. 

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, - duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të vecantë, të paqes e sigurisë.

Presidenti Zelensky ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy