Analisti Elton Metaj tha në studion e MCN Live se diferenca e madhe me vota që PS-ja ka ndaj PD-së i krijon luksin kryeministrit Rama luksin që të eksperimentojë edhe me personazhe jo të njohur politik për Bashkinë e Tiranës.
Vendimmarrja e kryeministrit do të jetë shumë e lidhur me sistemimin dhe kornizimin e shumë emrave të tjerë që do të bëjë në qeveri. Në këtë kuadër do të bëjë zgjedhjet për Tiranën dhe për ndonjë bashki tjetër që mund të ketë rëndësi, por nuk ka peshën e Tiranës.
Në një nga mbledhjet që kryeministri ka bërë me deputetët e Tiranës dhe stafin e bashkisë Balluku është ngarkuar të ndjekë procesion e përzgjedhjes së disa drejtuesve të bashkisë. Ka pasur një mandat nga kryeministri për të ndjekur një proces në bashki. Gjithashtu ministrja e Arsimit ka pasur mandat nga kryeministri edhe para zgjedhjeve për t’u marrë parasysh.
Ka dhe një element tjetër që duhet të mbajmë parasysh.
Diferenca e madhe me vota që PS ka ndaj PD në Tiranë, rreth 60 mijë vota në mos gaboj i krijon luksin kryeministrit që dhe të eksperimentojë me personazhe jo të njohur politik.
Nuk përjashtohet mundësia që Rama duke qenë i qetë nga pikëpamja elektorale për një rifitim të Tiranës të tentojë dhe figura të tjera.



