Lajçak: S’ka kthim prapa, çdo progres në dialog është jetik për Kosovën dhe Serbinë

Lajçak: S’ka kthim prapa, çdo progres në dialog është jetik për Kosovën dhe Serbinë

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për mediumin amerikan “CNBC”, ka thënë se marrëveshja për normalizimi të marrëdhënieve ka sjellë progres “si kurrë me parë”.

Sipas tij, tash në fokus është zbatimi.

Lajçak ka theksuar se masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës”.

Ai paralajmëron se nuk ka kthim pas nga këto marrëveshje dhe thekson rëndësinë vitale të vazhdimit të dialogut.

Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët.

Laçka ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve lidhet edhe me aspiratat e dy vendeve për në BE.

“Normalizimi do të varet gjithashtu, drejtpërdrejt dhe ngushtë me rrugën e Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo është leva më e fortë që kemi”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak ka nënvizuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë të brishta, për shkak të situatave të krijuara kohëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy