"Bularati", Bushati: Nuk është mbyllur lista e personave non-grata

"Bularati", Bushati: Nuk është mbyllur lista e personave non-grata

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka paralajmëruar se lista e personave non grata nuk është mbyllur ende. Ai tha se po oprohet në dy pista për Bularatin.

"Ka dy pista ku po operojmë. 1- pista diplomatike 2- pista ligjore. Lista e personave non-grata nuk është mbyllur ende. Qeveria greke ka bërë deklarata të matura. Do mirëprisnim një qëndrim akoma më të qartë dhe distancim nga thirrjet irredentiste", tha Bushati.

Gjatë një interviste në Real Story me gazetarin Sokol BallaBushati e konsideroi zhgenjyese heshtjen e Athinës dhe opinionit publik për aktin e gjuajtjes ndaj policisë.

Shefi i diplomacisë tha se, me zhvillimet e fundit që kanë pasur nga vrasja e Kaçifasit, jemi një hap më larg në marrëveshjen me Greqinë.

“Jemi një hap më larg më larg. Një klimë agresive në opinionin publik apo një lloj helmatosje në këtë proces të rëndësishëm, ndikon bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Bushati.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy