Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE/ Vuçiç: Kosova e shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE/ Vuçiç: Kosova e shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pretendon se Qeveria e Kosovës e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit, pak orë pasi kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton blic.rs.

 Sot ata zyrtarisht shkelin Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjitha këto do të përgjigjemi sonte pas seancës së qeverisë në të cilën isha i ftuar, lidhur me kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, por edhe me tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. Do të merrni një përgjigje të saktë.

Vuçiç tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE shkel nenin 49 të Traktatit të BE-së.

 Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian.

Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenët shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në situatën në Kosovë, Vuçiç theksoi se të mërkurën ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq këtë të enjte, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy