Gazetari Mariglen Kume thotë se Koalicioni Euroatlantik e ka të vështirë të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun e hyrjes në Parlament. Në studion e MCN Informacion, Kume tha se fushata online e Bashës është gjetje, por mbetet për t’u parë sa do të përkthehet në votë reale në kurim ë 11 maj.

Ka qenë gjetje kjo 7 herë 7 bëjnë 313. Po a do të kthehet kjo në vota, kjo mbetet për t’u parë. E kam ndjekur edhe në 2021 fushatën. Basha më duket më i çlirët në atë që bën. Ka pasur një lloj kornize në atë staturën e krijuar.
E shoh të vështirë që të arrijë në shifrat që pret. Ka përvojën e duhur që të mos japë shifër. Unë e shoh në kufijtë e ekzistencës në Parlament të koalicionit të tij. Për shumë rrethana e shoh shumë të vështirë. Basha është kujtuar shumë vonë. Pse heshti kur nisi përçarja brenda PD?



