
Deputeti Agron Duka në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me përplasjen e ndodhur një ditë më parë mes të djathtëve në Kuvend të cilin e cilësoi si sherr dhe jo debat.
Ai tha se kjo sjellje përcjell një mesazh negativ jo vetëm për opozitën por dhe për elektoratin duke hedhur poshtë mesazhet tona të bëra për bashkim.
Të debatosh është të japësh mendime të ndryshme, kurse ajo përplasje e ndodhur dje në Kuvend mes opozitës ishte sherr dhe natyrisht këto grindje brenda opozitës nuk sjellin pozitivitet ndërkohë që mendohemi dhe japim mesazhe vazhdimisht dhe përmes kësaj sjellje jepet mesazhi që bëhet e vështirë të realizohet ai bashkimi që kërkohet. Kjo jo për arsye ideologjike, apo për arsye votash, por problemi është se ne vetë po japim mesazhe se këto vota nuk duam të na bashkohen. Ishte mesazh negativ për opozitën e cila shkon më tej dhe tek elektorati.



