Deputeti socialist shpërthen ndaj prokurorëve: Demonstruan një paaftësi spektakolare

Deputeti socialist shpërthen ndaj prokurorëve: Demonstruan një paaftësi spektakolare

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu i ftuar ne emisionin “Kjo Jave” te gazetares Nisida Tufa ne “News24”, tha se ajo qe po ndodh me Saimir Tahirin ne Keshillin e Mandateve dhe Rregullores eshte gjyq politik.

“Fillimisht pati një indicie publike për disa përgjime, dhe secili prej nesh u pozicionua në llogoret e ligjit, i lamë hapësirë prokurorisë të ishte e qetë pa asnjë ndikim, të zhvillonte hetimet sipas ligjit. Nxitimi i cuditshëm për të dalë në urdhër arresti vetëm një ditë pasi kishte regjistruiar procedim penal dhe deklarimni i saj se kjo është bërë vetëm si shkak i disa të dhënave nga media e kompromenton rëndë situatën. Është krejt normale të ketë indicie, prokuroria të investohej në sigurimin e provave të mëtejshme, s’e bëri, as bëri asnjë hap por thjesht mori të dhënat e një dosje e cila nëse do kishte prova, pra prokuroria italiane e ka vetë kompetencën të nxjerrë urdhër arrest….

Ka një zell të jashtëzakonshëm të Lulzim Bashës që kanë një faturim për ta parë Saimir Tahirin të arrestuar e për ta cuar stekën e tyre te ëndrrat e tyre deri te kryeministri e përtej. Jemi në mazhoranca që kemi mbajt qëndrim korrekt. Dje prokuroria demonstroi një paaftësi spektakolare, tregoi se e gjithë cështja penale s’është një histori që ka bazë prova por mbi thashetheme dhe mbi indicie që janë shkak për hetim jo për arrestim. S’mund të lejojmë të arrestohet”, tha Ndreu i cili deklaroi voten e tij kunder arrestimit ne Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy