Kadilli: “Ballkani i Hapur”, një teatër i Ramës dhe Vuçiç! Berisha s’është aq pasionant sa duket

Kadilli: “Ballkani i Hapur”, një teatër i Ramës dhe Vuçiç! Berisha s’është aq pasionant sa duket

Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se Sali Berisha është i kapërcyer në kohë dhe nuk mund të sjellë diçka të re.

Berisha është i kapërcyer në kohë dhe nuk mund të sjellë diçka të re, do doja fort që Berisha apo kushdo tjetër që do të drejtojë të kishte sukses dhe kjo nuk ka të bëjë as me moshën, as me pengimin non-grata. Kam qenë i qartë kur kam thënë duhet një parti ndryshe nga e Berishës dhe e Bashës, dhe Berisha atë kohë nuk ka qenë non-grata. Berisha dhe Basha ishin bashkë. Të dy bashkë modeluan një parti që nuk mund të prodhojë më shumë. Sot kemi një parti që po ta krahasojmë me vitin e kaluar e kemi më të vogël, më të përçarë dhe me moral më të kompromentuar. 
Nuk kam biseduar me Berishën por njerëz të tjerë që kanë biseduar me të thotë që e ka të qartë se do duhet të ndryshojë. Debati që bëj me miqtë e mi unë i them që ai nuk është i pazoti për ta kuptuar, ai nuk del dot nga kjo gjë. Ai nuk është se nuk e kupton, nuk është njeri që nuk i funksionon instinkti politik. 

Më tej gjatë bisedës, Kadilli tha se “Ballkani i Hapur” është një nisëm boshe, dhe se gjithçka është një teatër nga Raama e Vuçiç. Për Kadillin, Berisha nuk është një njeri aq pasionat sa duket.

Berisha nuk është njeri që nuk e di se çfarë bën, është i llogaritur, nuk është aq pasionat saç duket. Llogarit mirë çdo lëvizje. Tenton të kapë një rrafsh emocional. Ballkani i hapur është një nisëm boshe, në aspektin ekonomik, që po na vjedh Serbia, kjo është gjë boshe. Mjafton të respektosh marrëveshjet që ke firmosur 20 vite më parë dhe ato respektohet dhe influencat ekonomike funksionojnë. Mjafton CEFTA. Nuk ka asnjë marrëveshje të Ballkanit të Hapur që ta kapërcejë CEFTA-n.
Po është një tribunë ose skenë ku Rama dhe Vuçiç këndojnë këngën e tyre për t’u bërë interesantë ne vendet e tyre dhe për evropianët. Është një lloj teatri. Ka një cen për ne se në këtë Teatër mungon Kosova dhe ka një problem dhe për arsye të vetat. Kosova ka më shumë shkëmbim tregtar me Serbinë sesa ka me ne. Nuk e ia zmadhon apo zvogëlon Ballkani i Hapur. 

Kjo është një teatër që ç’tensionon logjikën ballkanike por nuk bën asgjë. Nuk ka asnjë vlerë. Edhe të aktrojmë ne t’i bëjmë presion BE që po nuk na pyetët ne bashkohemi këtej dhe kjo më duket teatrale. Është një tollumbace që unë them që s’ka asnjë vlerë. Këta dy këndojnë në një skenë.
 

Kadilli tha se ai e ka mbështetur Berishën në ’97-ën pasi kishte moral dhe të drejtë historike, por shtoi se nga 2013 e tutje duhet të ishte krijuar një projekt i ri politik. 
 

Mendoj se të gjithë ata që kanë mbështetur Berishën e kanë ditur që kjo nuk është një gjë e vogël, është pengesë e madhe. Në betejën dhe retorikën përballë kundërshtarëve brenda krahut kanë zgjedhur të argumentojnë që është e përkohshme. Mua nuk më ka interesuar, unë e kam parë Berishën të izoluar edhe në 1997 dhe e kam qenë pranë tij sepse kam besuar që e drejta historike të djathtës të ishte të moshë shkonte si shkoi në ‘97-në. Unë kam qenë aty, kur kanë ikur shumë nga ata që sot janë atje. Nuk e pranoja që ne të rrëzoheshim me armë pavarësisht gabimeve të Berishës. Kishte moral dhe të drejtë historike. Berisha kishte mitin e seriozitetit dhe ndershmërisë dhe jo vetëm ai por e gjithë forca politike. Dhe kjo ishte baza që u ngrit PD në 1997-2005. Populli pa si qeverisëm dhe na vuri notën në 2013, u mbyll ai cikël. Duhet të kishim krijuar një projekt të ri politik. Nuk lahet me një pikë uji konsumi politik. Ke qenë ministër dhe ke drejtuar një reformë të caktuar, kjo reformë ka rezultuar dështim, do të kthehesh prapë ministër? 
Basha nuk i dha asgjë të re shqiptarëve, ishte më i pabesueshëm fliste ndryshe por sillej njësoj. 
Basha u fut në histori dhe nuk duhet të kthehet më. Të paktën me kaq, po tentoi të kthehet prapë do ta zvogëlojë edhe më tepër veten dhe gjithkënd që e ka mbështetur, dhe deputetët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy