
Ministria e Mjedisit anulon lejen mjedisore për ndërtimin e dy HEC-eve në lumin e Osumit, duke shpallur të pavlefshme vendimin e mëparshëm të Agjencisë së Mjedisit që lejonte ndërtimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 2.
Vendimi erdhi vetëm pak ditë pasi Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe më pas edhe kryeministri Rama deklaruan se nuk do të lejonin ndërtimin e Hidrocentraleve në kanionet e Osumit.
Leja për HEC-et është shpallur e pavlefshme, teksa janë konstatuar shkelje në koordinata, në sasinë e deklararuar të ujit që do të përdoret dhe shkelje në afatet për punimet. Debati për ndërtimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 1 erdhi pas denoncimit të qytetarëve dhe ambientalistëve për ndërtimin e tyre në një zonë turistike të shpallur monument natyre.
Koncesioni për ndërtimin e dy Hidrocentraleve mbi lumin Osum është dhënë në prill të vitit 2013 kur në qeveri ishte Partia Demokratike.
Pak ditë më parë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe më pas kryeministri Edi Rama deklaruan se nuk do të lejonin ndërtimin e Hidrocentraleve në kanionet e Osumit.



