
Në nisje të sesionit parlamentar kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka thirrur sot në takim katër kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim koordinimin dhe bashkëpunimin mes palëve në parlament.
Siç njofton për ‘MCN lajme’, gazetari i politikës, Mariglen Kume, takimi, po mbahet prej orës 12:30 në kryesinë e kuvendit dhe se mësohet se diskutimi është fokusuar në faktin që të shmangen bojkotet parlamentare.
Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, ka thirrur në takim krerët e katër GP, për të diskutuar lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin e punës së grupeve parlamentare, sa i përket proceseve te rregullores por edhe atë të cilën znj, Spiropali, e ka kërkuar edhe që në hapje të sesionit parlamentar, bashkëpunimin edhe të opozitës në të mirë të funksionimit të parlamentit.
Vijon të diskutohet dhe deri tani ka qenë që çdo gjë të kalohet në bazë të procedurës dhe rregullores duke shmangur bojkotet e seancave parlamentare.
Ajo që pritet në fakt duket theksuar se PD se ndryshimet që ndodhen në kodin zgjedhor nuk janë reforma zgjedhore dhe ajo që prite është që rikthehet sërish më një propozim në Kuvendin e Shqipërisë që të rinisin punët në ndryshime qoftë në kodin penal që prekin në këtë aspekt edhe çështjet zgjedhore.
Në tryezë janë ulur kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar 'Demokracia dhe Integrim" Mesila Doda dhe kreu i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim" Agron Duka.



