Gjendet i djegur një person në Elbasan

Gjendet i djegur një person në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur thuajse plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. 

 

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

 

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. 

 

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma.

 

 Ndërkohë, për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie.

 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, por autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një tentative vetëvrasjeje. 

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy