
Gazetari Armand Shkullaku gjatë analizës së tij në në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gjatë debatit me Ermonela Felaj, i kujtoi asaj se është hipokrizi kërkesa e Ramës për hetimin e Gërdecit, pasi socialistët kanë nëntë vjet në pushtet dhe nuk kanë çuar asnjë provë.
Bushati i rikujtoi se pas ngjarjes së Gërdecit, Rama u shfaq duke i fërkuar shpatullat Berishës, sepse i duhej për ndryshimet kushtetuese për të cilat duhet të dakordësoheshin.
Shkullaku: Rama shqetësohet për Gërdecin në 2022, por në 2008 i fërkonte Berishës shpinën, se donte të bënte ndryshimet Kushtetuese. Prandaj flet sot për SPAK-un dhe kapakun. Të kesh 9 vjet në pushtet dhe të mos kesh çuar një provë...
Felaj: Kemi çuar. Në 21 janar, grupi i deputetëve juristë, është angazhuar duke marrë deklarime të të gjithë atyre që janë dhunuar në atë protestë. I janë dhënë prokurorisë.
Shkullaku: Unë po them diçka tjetër. Keni 9 vjet në pushtet. Në opozitë ishit njerëz të mirë, pastaj në pushtet u bëtë si ata që hoqët. Ne për këtë kritikojmë. Ti e dënove në 2013 drejtësinë. Sepse një nga njerëzit që e shkaktoi ishte zoti Meta, protesta për bllokun. Ju në 2013 bëtë krushqi me Ilir Metën. Drejtësia e mori mesazhin, tha këta janë bashkë, punë e madhe se u vranë katër vetë!



