Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu merr drejtimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup

Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu merr drejtimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup

Pas shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të Presidentes Vjosa Osmani, burri i kësaj të fundit, diplomati Prindon Sadriu, sipas mediave në Kosovë, ka marrë drejtimin e Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka konfirmuar vetë Sadriu, përmes rrjeteve sociale.

Me largimin e Gjergj Dedajt nga kjo ambasadë, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit me punë është bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Përmes rrjetit social në “Twitter”, Prindon Sadriu e konfirmon se po qëndron në këtë pozitë, derisa as presidentja dhe as ai asnjëherë nuk janë përgjigjur për këtë vendim.

Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy