
Komunikim i Kryeministrit Edi Rama i pranishëm në Samitin Botëror të Qeverisjes “World Government Summit 2023”, deklaroi se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente.
Kryeministri deklaroi se si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse të cilat shpresohet të realizohen para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.
I pyetur për periudhën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, Rama tha se në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja.
Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes.
Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.
Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave. Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani.
Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”.



