Teliti: Nëse Anuela Ristani vazhdon si në pesë muajt e fundit, Veliaj do na duket i mirë (VIDEO)

Teliti: Nëse Anuela Ristani vazhdon si në pesë muajt e fundit, Veliaj do na duket i mirë (VIDEO)

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Dorian Teliti thotë se nëse kryetarja e komanduar në krye të punëve të Tiranës, Anuela Ristani vazhdon me këtë mënyrë si po vazhdon në pesë muajt e fundit, gjërat do shkojnë keq e më keq.

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se ligji e sanksionon qartë që për një periudhë tre mujore kur kryetari mungon një nga nënkryetarët kryen detyrën e tij, por ky afat ka kaluar dhe se Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë ende vendim për fatin e Erion Veliaj. 

Teliti deklaroi se nëse Anuela Ristani vazhdon në këtë mënyrë, Erion Veliaj do të duket i mirë. 

Ai shtoi se Erion Veliaj të paktën ishte i zgjedhur, ndërsa zonja Ristani nuk është e zgjedhur. 

Nëse kryetarja e komanduar në krye të punëve të Tiranës zonja Anuela Ristani vazhdon me këtë mënyrë si po vazhdon në pesë muajt e fundit, gjërat do shkojnë keq e më keq. Veliaj u mandatua në krye të bashkisë Tiranë, kemi pesë muaj që nuk është, kush është sot në krye të bashkisë Tiranë. 

Ligji e sanksionon qartë që për një periudhë tre mujore kur kryetari mungon një nga nënkryetarët kryen detyrën e tij, por ky afat ka kaluar. Nuk kemi një vendimmarrje të Kryeministrit për ta shkarkuar kryebashkiakun dhe as të Këshilli Bashkiak, të cilit i kemi dërguar një kërkesë.

A mundet që e shkuara të mos bëhet pjesë e së tashmes, a ka mundësi Këshilli Bashkiak, parlamenti i vogël i Tiranës të ulet dhe të diskutojë për situatën në Bashkinë e Tiranës dhe dalë me një vendim? Në aspektin menaxherial zonja Ristani ka lënë për të dëshiruar, me përdorim asetesh në mënyrë të ekzagjeruar. Por ajo nuk është e zgjedhur.

A ka mundësi të hyjmë në garë dhe të zgjedhim kryetarin e bashkisë? Nuk mund të vazhdojmë deri në vitin 2027 me drejtues të komanduar! Këto 5 muaj kanë bërë një ndryshim në punët e Tiranës? Vazhdon ende të paguhet për inceneratorin e Tiranës, nuk kemi përmirësim të shërbimeve, nuk kemi ulje të taksave. A ka ndonjë shërbim shtesë? Jo, nuk ka. 

Çfarë ka ndryshuar në raport me më parë? Asgjë! Ndaj them që po të vazhdojmë kështu, Veliaj do na duket i mirë. Jo se Veliaj është i mirë, por kur pasohet nga një drejtues/e e tillë situata do shkojë më keq. 

Erion Veliaj të paktën ishte i zgjedhur, kjo nuk është e zgjedhur dhe kjo e rëndon faktin. De Jure Erion Veliaj ishte kryetar bashkie, edhe pse tashmë ndodhet në Durrës. Situata vazhdon e tillë pasi ende nuk ka një vendimmarrje nga Kryeministri për fatin e Erion Veliaj. 

Meqenëse zgjedhjet, nëse do të ketë të parakohshme gjithmonë, nuk do të jenë në korrik, deri në muajin tetor do të kemi kohë mjaftueshme për të ngritur strukturat për të fituar bashkinë Tiranë. Por vendimmarrja do të kalojë përmes procesit të primareve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy