
Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se PD duhet të harxhojë kohë duke ndryshuar veten dhe të ofrojë një alternativë të besueshme për qytetarët.
Duke folur për protestën e 11 shkurtit, Sejamini tha se opozita, apo partitë politike duhet të frymëzojnë njerëzit që të ngrihen në protestë, pasi qeveria nuk rrëzohet me tubime të krijuara nga partitë.
Protestat popullore kur vijnë si reagim i natyrshëm rrëzojnë çdo qeveri. Dhe nëse ka një frikë Rama janë turmat. Ai ka pasur reagim ndryshe për protestë studentëve apo për armët kimike. A e rrëzojnë dot qeverinë protesta e krijuara nga partitë? Roli i partive është vetëm një, të shkojë në zgjedhje. N.q.s. qeveria vjedh vota dhe nëse nuk revoltohen ata që i vidhen votat. Duhet të frymëzosh njerëzit të cohen. Partia nuk i prin masat, ky është koncept leninist. PD duhet të harxhojë kohë të ndryshojë veten dhe të ofrojë një alternativë të besueshme.



