
Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.
Megjithatë, këtë herë në kryeqytetin e BE-së do të takohen shefat e ekipeve negociatore, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe, shef i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në takim, është paraparë që të diskutohen hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht dakordimi i arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç më 18 mars në Ohër, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, javën e kaluar ishte pjesë e diskutimit të liderëve të Bashkimit Evropian në samitin e BE-së.
Atje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësit e BE-së dhe SHBA-së, u dakorduan me aneksin për zbatimin e propozimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja.



