Protesta e opozitës, Lleshaj: Kanë ushtruar dhunë, policia ka mbajtur qëndrimin e duhur

Protesta e opozitës, Lleshaj: Kanë ushtruar dhunë, policia ka mbajtur qëndrimin e duhur

Gjatë një takimi me strukturat e policisë në qytetin e Shkodrës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka theksuar se Policia e Shtetit është shumë e angazhuar dhe do të zbatojë deri në fund ligjin. 

Deklaratat e numrit një të Ministrisë së Brendshme, kanë ardhur në kohën që opozita ka njoftuar protestën e radhës më 16 mars, Lleshaj deklaroi se protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.

Jemi në një situatë ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit në Shqipëri. Megjithatë deri më tani Policia e Shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë por policia ka mbajtur qendrimin e duhur”, tha Lleshaj.

Ministri ka deklaruar se para tyre janë tashmë vetem dy objektiva. “E para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëjë një hap, por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi të gatshëm që të dialogojmë me opozitën, por jo të bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka”, tha ai.

Sipas ministrit, protestat janë me grafik nga opozita thua se vetëm ditë të enjte apo të shtune vijnë problemet. “Eshtë e pakonceptueshme se si njerëzit gjat ditës bëjnë punën në administratë dhe me pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet në Tiranë”, deklaroi Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy