
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi sot shortin për caktimin e relatorit, që do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike mbi shpërndarjen e anëtarëve në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor në Kukës, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie të Kukësit, që do të mbahen në 24 shtator.
Shorti caktoi emri i Ervis Çefës, i cili do të relatojë kërkesën ankimore numër 93, të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Ndryshimin e vendimit të datës 19.08.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 11, për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetarin e Bashkisë Kukës të datës 24 Shtator 2023”.
Partia Demokratike e Shqipërisë dërgoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ, për t’i dhënë Partisë së Lirisë të drejtën për të zgjedhur dy anëtarë të KZAZ, si partia më e madhe e opozitës, sipas rezultatit të 14 majit.
Kolegji Zgjedhor vendosi që ta rikthejë çështjen në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. KAS më herët nuk e mori në shqyrtim këtë ankesë të PD. Kësisoj tashmë, pas procedurave paraprake, do të jetë Elvis Çefa, relator i çështjes që do të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.



