
I pranishëm në të gjitha protestat e ditëve të fundit kundër rritjes së çmimeve, avokati Redon Meksi u pyet në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për arsyen pse proteston.
“Dua të jetoj në këtë vend, të rris fëmijën tim këtu”, tha ai, duke shtuar se rritja e çmimeve është kulmi i një zinxhiri abuzimesh ndër vite.
Ne kemi sot investime që nuk ndalojnë, kosto të fryra. Ky është një lëmsh i madh i bërë ndër vite, tani plasi. Te karburantet kemi 3 koncesione.
Meksi tha se paketa e propozuar nga kryeministri Rama nuk sjell ndonjë gjë të re.
Na erdhi oferta e re me 7 pikat e rezistencës. 5 prej tyre janë të parashikuara në buxhetin e 2022, thjesht janë afruar në kohë. Te energjia tha se do të subvencionojë. Një nga problemet është borxhi që ka administrata te korporata. Ne po kërkojmë të ndërhyjë shteti. Nëse nuk e bën dot, le të ikë.



