Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së për SHÇBA: Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie

Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së për SHÇBA: Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie

Ministria e Brendshme iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me emërimin e Agim Hysit, duke nënvizuar se ai është zv/drejtor i Përgjithshëm i komanduar pranë SHÇBA-së. Ky reagim i Ministrisë vjen pas deklaratës së deputetit demokrat Gent Strazimiri, i cili theksoi se vettingu në polici do të bëhet nga një i shkarkuar nga KLD-ja. 

Në reagimin e saj mnistria thekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ish-gjyqtarin Hysi që të qëndrojë në këtë detyrë. 

"Agim Hysi nuk është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai është Zv/drejtor i Përgjithshëm, i komanduar përkohësisht prej datës 16 mars 2018, me qëllim sigurimin e funksionimit normal administrativ të institucionit, në kushtet e mungesës për momentin të një Drejtori të Përgjithshëm. Ndërkohë prej datës 16 mars ka nisur procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Drejtorit të ri të SHÇBA-së dhe shumë shpejt është drejt finalizimit. Sjellim në vëmendjen e publikut gjithashtu se përveç të shkuarës si gjyqtar, z.Hysi ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në vitet 2011-2012, si dhe pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit deri në emërimin e tij si Zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA. Nënvizojmë se nuk kishte dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që z.Hysi të emërohet apo të qëndrojë në këtë detyrë. Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Më tej në deklaratën e saj për media, ministria thekson se mbi bazën e Ligjit "Për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, sqarojmë se edhe vetë SHÇBA-ja do të jetë objekt i këtij ligji, përfshirë zotin Hysi. 

Vettingu thuhet në deklaratë, është dëshmia e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar institucione të forta, me njerëz me integritet, për të konsoliduar Agjencitë ligj zbatuese dhe për t’i barazuar me standardet europiane.

Më parë deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se me emërimin e Hysit në krye të SHCBA dëmtohet procesi i vettingut në polici, pasi sipas tij Agim Hysi ka qenë ish gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër dhe është shkarkuar nga KLD për shkelje. Sipas deputetit të PD, me përzgjedhje të tilla procesi i ashtuquajtur i vettingut në polici reduktohet në proces ‘edvingu’.

Agim Hysi është komanduar në krye të SHCBA që me ligj bën vettingun në polici. Agim Hysi ka disa njolla në dosje dhe është shkarkuar në vitin 2002 nga KLD, pasi është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi dhe shkatërron procesin. Me emërimin e Agim Hysit në krye të SHCBA, Xhafaj ka gjetur personin më të padenjë të certifikuar me vendimet gjykatash që nga Shkalla e parë deri dhe në Strasburg për të garantuar shqiptarët për integritetin e trupës policore. Kjo është arsyeja pse PD këmbënguli që Vettingu i policisë të nisë nga Xhafaj, pasi me përzgjedhje të tilla procesi i ashtuquajtur i vettingut në polici reduktohet në proces edvingu për të garantuar pandershmërinë e strukturave të shtetit”, tha Strazimiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy