Komisioni i Rithemelimit-Bashës: Lider nuk të bën as vula dhe as brava

Komisioni i Rithemelimit-Bashës: Lider nuk të bën as vula dhe as brava

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë në selinë blu.

Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë sipas tyre është dëshmia e vetmisë dhe paranojës që ka kapur Lulzim Bashën.

Ndër të tjera në reagimin e tyre thuhet se Partia Demokratike do t’u rikthehet demokratëve dhe pronarëve të saj të vërtetë dhe Basha duhet të kuptojë se nuk ka kamera apo brava që mund të pengojë vullnetin e tyre.

“Deputeti Basha, pas karriges, dita-dites po humbet dhe arsyen! Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan për shkarkimin e tij ne dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja.

Shndërrimi i shtëpisë se lirisë ne një bunker te sigurisë se larte është dëshmi e vetmisë dhe paranojës qe ka kapluar karrige thyerin qe ka humbur arsyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhanë përgjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vërtetë dhe është ne te interes te ish-qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjellës qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!”, shkruhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy