Procesi i votimit/ Meta dërgon këshilltarët e tij për monitorim në Elbasan, Durrës dhe Vlorë

Procesi i votimit/ Meta dërgon këshilltarët e tij për monitorim në Elbasan, Durrës dhe Vlorë

Për të ndjekur procesin zgjedhor në Qarqet Elbasan, Durrës dhe Vlorë, presidenti Ilir Meta ka dërguar këshilltarët e tij në këto qarqe.  

Mësohet se ata janë pajisur me autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë prezent dhe monitoruar procesin e votimit.

Një lëvizje e tillë vjen pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani gjatë një përplasjeje me armë mes militantëve të PS dhe PD.

 Po ashtu, presidenti Ilir Meta ka përmendur në çdo dalje publike të tijën në ditët e fundit Qarqet e Durrësit dhe Vlorës si më problematiket, ku mund të ketë edhe tentantiva për të prekur votën.

Poashtu më herët Meta, ka paralajmëruar se do të jetë vetë prezent në Durrës në ditën e votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy