Shkelje e masave antiCovid/ Policia gjobit me 5 milion lekë kandidatin e VV në Lezhë

Shkelje e masave antiCovid/ Policia gjobit me 5 milion lekë kandidatin e VV në Lezhë

Iljaz Shehu, kandidat i pavarur në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit, me Lëvizjen Vetëvendosje, gjobitet me 5 milionë lekë të reja nga Policia e Lezhës.
Shehu akuzohet se ka organizuar një tubim të paligjshëm në kohë pandemie, duke mbledhur me dhjetëra mbështetës në shkelje të rregullave anti-Covid.

Gjoba me vlerë 5 milion lekë të reja për Shehun është vendosur për tubimin e zjvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë në mbështetje të katër aktivisteve të arrestuar, pas protestes së zhvilluar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike të ujit në Thirrë të Mirditës.

Në një deklaratë për media, kandidati i Pavarur Iliaz Shehu e ka konsideruar gjobën selektive, me pretendimin se partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëz dhe nuk ndëshkohen.

“33 qytetarë dhe aktivistë  të VV u ndaluan dhe u shoqëruan në polici në Lezhë, kurse 4 prej tyre u mbajtën në burg për 4 ditë. Gjatë katër ditëve përballë rajonit policor në Lezhë kemi kërkuar lirimin e tyre dhe kemi kërkuar shkeljet që janë bërë. Policia e shtetit ditën e ndalimeve u përdor si mjet i pushtetit për të ngjallur frikë dhe panik.

Kemi marrë presion të ushtruar nga policia. Kemi pasur pengesa që lidhen me fushatën tonë. Sikur të mos mjaftonte kjo ne kemi marrë gjobën 50 milionë lekë të vjetra, pra rreth 40 mijë euro. E gjithë kjo për grumbullim të paligjshëm, të rreth 30 vetave, në një kohë që partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëzve. Kjo nuk ka të bëjë me masat anti covid, por kundër meje dhe fushatës tonë. Ne do ta ankimojmë. Për këtë kemi vënë në dijeni ambasadorin e Britanisë dhe përfaqësues të OSBE. Këto nuk na ndalin dhe as na demotivojnë”, u shpreh kandidati për deputet.

Kjo nuk është hera e parë që Policia gjobit kandidat të partive të ndryshme, të cilët organizojnë tubime duke shkelur masat anti-Covid, me grumbullime masive dhe pa asnjë distancim social.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy