Gjykata e Posaçme vendosi të lërë të pandryshuar masën e arrestit në shtëpi për kreun e rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berishën.
Gjatë ditës së sotme dha dëshminë e tij në SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili mohoi akuzat për korrupsion dhe akuzoi drejtësinë se po vepron me urdhra politikë.



