PD: Mjekët te COVID 2 s’kanë marrë rrogat

PD: Mjekët te COVID 2 s’kanë marrë rrogat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, thotë se qeveria me në krye Edi Ramën nuk i ka paguar mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ ose siç njihet ndryshe COVID-2, për muajin që shkoi.

Spahia në denoncimin e tij thotë se Rama bën teatër pavarësisht se pak ditë më parë njoftoi rritjen e pagës së mjekëve me 40%. Sipas tij as kryeministrit dhe as ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut nuk i intereson për mjekët.

NJOFTIMI NGA BARDH SPAHIA

MJEKET LIHEN PA RROGA, TALLJA E MADHE E EDI RAMES ME TA!

Kryeepidemiologu i Surrelit u rishfaq në rolin e inspektorit të shëndetit publik! Në regjimin e propagandës boshe, pa asnjë rezultat, del vetë kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë për të shpallur urdhërin për mbajtjen e maskave edhe në publik!!!! Si mund t’ia lenë strukturave përkatëse këtë “punë“ kaq impenjative? Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media!Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!!

Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale!

Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare.

Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!

#25Prill#ClirohemiNgaEdiRama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy