Meta nuk pranon mandatin e deputetit. Doshi: Misioni i PSD vazhdon

Meta nuk pranon mandatin e deputetit. Doshi: Misioni i PSD vazhdon

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi në një deklaratë në rrjetet sociale, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ku PSD siguroi tre mandate me rreth 50 mijë vota në të gjithë vendin.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që besuan tek partia e tij, duke nënvizuar se përfaqësuesit e zgjedhur do të jenë zëri i njerëzve të thjeshtë dhe të shtresave më të pambrojtura në shoqëri.

Në mesazhin e tij, Doshi denoncoi një luftë të ashpër nga të gjitha forcat politike. Ai gjithashtu riktheu fokusin te kontrata e tij politike me qytetarët, duke siguruar se Partia Socialdemokrate do të punojë pa u ndalur për të çuar përpara vizionin social të forcës që përfaqëson. Në përmbyllje, Doshi përçoi një mesazh duke deklaruar se edhe për të, misioni vazhdon.

Gjithashtu, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, ku nuk arriti të sigurojë një vend në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se megjithëse nuk arriti të fitojë mandatin, ai ndjehet mirënjohës për mbështetësit e Partisë së Lirisë. Meta reagoi edhe ndaj sugjerimeve që janë shfaqur pas shpalljes së rezultateve, ku disa zëra siç i përshkroi ai, “dashamirës, por edhe djallëzorë”, i kanë kërkuar që të rikthehet në Kuvend përmes dorëheqjeve nga kandidatët e PL-së në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Ai nënvizoi se përfaqësimi politik nuk do të kompromentojë parimet për të cilat ka luftuar gjatë karrierës, duke lënë të kuptohet se nuk do të pranojë nja mandat për të të në Kuvendin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy