Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e ri të Rumanisë, Octavian Serban.
Kreu i shtetit kërkoi nga diplomati që të bëhet më shumë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.
Ai e falënderoi Rumaninë për ndihmën për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, tha Ilir Meta.



