
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Fitim Zekthi tha se lufta kundër korrupsionit është vetëm një pjesë e vogël e politikës së Amerikës. Zekthi tha se objektivi kryesor i Amerikës në Ballkan është stabiliteti.
SHBA bën politikë vetëm për SHBA. Pra interesi i saj nuk është korrupsioni në këtë apo atë vend. Qëllimi themelor i politikës amerikane është mbijetesa e SHBA. Ajo bën raportet e saj, ndërkohë që për qëllime të saj politike kërkon që rajoni ynë të jetë stabël. E dyta është që nëse bëhet demokraci, garanton më mirë stabilitetin. Për qasjen e vet përpiqet të influencojë këto vende që të bëhen demokratike aq sa mund të bëhen. Po s’u bënë, le të mos bëhen.



