Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar protestën e paralajmëruar nga opozita më 12 mars para Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se qytetarët duhet të informohen dhe të dëgjojnë argumentet lidhur me çështjet që po debatohen.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi u shpreh se protesta është njoftuar të zhvillohet në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës parlamentare.
Është njoftuar protestë-tubim para Kuvendit, por i qëndroj fort bindjes sime se të enjten qytetarët shqiptarë do të duan të dëgjojnë të argumentuar mbi këtë çështje. Protesta është paralajmëruar në orën 10:00, kur fillon edhe seanca parlamentare. Qytetarët është shumë e nevojshme të sqarohen mbi të gjitha çështjet.
Ai shtoi se opozita ka paralajmëruar prej muajsh skenarin që, sipas tij, po ndodh aktualisht.
E kemi paralajmëruar këtë skenar. Kemi thënë prej muajsh që do t’i lihej imuniteti dhe arsyetimi ynë është i pandryshuar që nga momenti i parë: që kryeministrit të mos i preket karrigia e tij. Sepse kryeministri nuk po mbron Ballukun, por vetëm Edi Ramën.



