Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Meta shton se falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën.
Vetëm ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare! 2023, vit i ndryshimit.



