
Hetimet në dosjet e SPAK për emra konkret të politikës e biznesit, dhe jo vetëm, kanë çuar në debat mes gazetarëve Andi Bushati e Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Lala vlerësoi punën e prokurorëve të SPAK, duke përmendur disa dosje të rëndësishme që kanë çuar në gjyq ministra dhe kryebashkiakë.i vlerësoi prokurorët që kanë çuar në gjyq krerët e lartë të politikës, ministra dhe kryebashkiakë.
Bushati nga ana tjetër, u shpreh më pesimist për punën e SPAK.
Bushati theksoi se, sipas tij, hetimet janë penguar dhe se shumë prokurorë të SPAK fshihen "poshtë tavolinave" dhe nuk kanë guximin të përballen me të vërtetën.
Lala: Unë besoj se nuk do të ndryshojë asgjë. Do të vijojë e njëjta histori me ca, siç thotë Bushati, të kapur nga Rama, ca të tjerë në këndvështrimin tim, të pavarur, ca të mbështetur nga amerikanët dhe të tjerë. Kanë hartuar strategjinë për krimin zgjedhor me ekspertë britanikë.
Duke qenë se SPAK ka disa dosje sensitive, kryesisht në politikë, ato na provojnë, se si do të jetë ky vështrimi amerikan. Se prokurorët flasin me prova.
Bushati: Po të flisnin me prova, këta do t’i kishe të Arben Ahmetaj, po këta fshihen poshtë tavolinës për provat.
Lala: Ilir Beqja me firmën e kujt është në burg? Sali Berisha me firmën e kujt është i pandehur? Ilir Meta me firmën e kujt është në burg? Duam apo s’duam, ata prokurorë, kanë hedhur ca firma dhe mirë apo keq, i kanë vënë. Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako janë 17 kryebashkiakë, tani më fal a janë me firmën e prokurorëve apo timen dhe tënden? Unë nuk jam në gjendje, se s’kam formim juridik.
Bushati: Ca halabakë që vihen në lëvizje me denoncimet e Idajet Beqirit dhe nuk vihen në lëvizje me denoncimet e një zv.kryeministri.
Lala: Ju besoni se 150 vetë që punojnë në SPAK janë të kapur?
Bushati: Jo, as media nuk është e kapur. Sistemi është i kapur, Sikur një të ishte në rregull, sot do të ishte në Zvicër te Arben Ahmetaj, po fshihen si minj nëpër tavolina, se s’kanë bythë të kërkojnë të vërtetën.



