Kryetari i OSBE-së: Të gatshëm për zbatimin e rekomandimeve të zgjedhjeve parlamentare

Kryetari i OSBE-së: Të gatshëm për zbatimin e rekomandimeve të zgjedhjeve parlamentare

Kryetari i prezences së Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Tiranë, Vicenzo Del Monaco, në një deklaratë për median nga Korça ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadori i OSBE-së ka bërë të ditur sot se raporti përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, do të dalë tre muaj pas zgjedhjeve.

Ai e vuri theksin dhe te bashkëpunimi mes OSBE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

“Zakonisht raporti përfundimtar del në dritë diku te 2-3 muaj pas zgjedhjeve, Nga tradita kështu ka ndodhur. Ne të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm dhe atu përmendën disa gjëra. Por duhet që të gjithë të presim raportin përfundimtar. ODHIR nuk bën certifikim por vëzhgim të procesit.

Duhet të presim raportin përfundimtar por në thelb raporti tregon disa përmirësime. Ne si prezencë kemi pasur bashkëpunim të mirë me partitë politike dhe KQZ. Prezenca e OSB ka pasur partneritet të mirë edhe me policinë e shtetit duke ofruar trajnime për 7 mijë efektivë. Mbikëqyrja bëhet nga ODHIR.

Unë mbështes përqasje transparente dhe të hapura kur flitet për reforma. Media është një prej fushave të rëndësishme. Unë jam i interesuar të dëgjoj të gjithë pikëpamjet e të gjitha partive politike. Në kuadrin e respektit që unë kam për partitë politike në Shqipëri dua të theksoj se unë e mbështes plotësisht Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet kryesore që ne mbështetëm Shqipërinë edhe para procesit zgjedhor.

Gjithashtu kreu i OSBE-së shprehu gatishmërinë që sapo të dalë raporti përfundimtar i ODHIR-it, prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve më potenciale.

Dhe këtë po ja u them publikisht që tani që para se të dali raporti dhe është një fakt që ne e dimë edhe KQZ ne do qëndrojmë gati nëse do na kërkohet të ndihmojmë në zbatimin e rekomandimeve. Këto janë çështje me rëndësi për të pasur një diskutim të vërtetë nga parlamenti i ri që do përfaqësohet nga forcat politike të reja sipas formatit të ri në shtator”, tha Del Monaco.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy